Spann: Të përgatitemi për vjeshtën, nevojitet vaksinim më shumë se 85% e popullsisë

“Vaksinimi do të sjellë ndryshime”, kështu është shprehur ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann.

Span i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen duke theksuar se gjatë verës do të ketë ritme më të shpejta të procesit të vaksinimit, ndërsa apelon që autoritetet shëndetësore të përgatiten për vjeshtën.

“Në grupe të popullsisë ku shkalla e vaksinimit është e ulët, rastet me Covid mund të jenë më të larta”, tha Spann.

Ai gjithashtu bën thirrje të vazhdueshme për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura pasi sipas Span,- maska, distancimi si dhe dezinfektimi janë masa që duhet të qëndrojnë në fuqi për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër, Instituti Robert Koch thotë se për shkak të përhapjes së variantit Delta të Covid, të paktën 85% e popullsisë duhet të jetë e vaksinuar, për të shmangur një valë të re pandemike.