Basha me ambasadorët e BE: Integrimi prioritet kryesor i PD. 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë

Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje nga takimi me ambasadorw tw BE, ku u shpreh se integrimi i Shqipwrisw wshtw prioritet i PD dhe se 25 prilli nuk kishte asnjw lidhje me demokracinw.

‘Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.’