Gruaja britanike shpëton tre fëmijë nga mbytja në pishinë

Gazeta britanike shkruan se aktorja Tamzin Outhëaite shpëtoi tre fëmijë nga mbytja në festën e ditëlindjes së një shtatë vjeçari të hënën në Londrën e Veriut.

 

Ish-aktorja e East Enders, u zhyt në ujë e veshur plotësisht, para se prindërit e tjerë të mund të reagonin për të shpëtuar fëmijët që ishin të gjithë nën 10-vjeç.

 

Një dëshmitar i tha “The Sun” pas incidentit: “Tamzin është një hero. Ajo u hodh në ujë pa hezitim. Ishte shumë dramatike.

Kishte një çift mjekësh në mbrëmje që kontrolluan fëmijët nëse ishin mirë dhe u dhanë atyre një faturë të pastër shëndetësore. Por kjo la shumë njerëz të tronditur.”