Atentati ndaj presidentit të Haitit, Biden: Akt i tmerrshëm dhe i neveritshëm

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka shprehur shqetësimin e tij për atentatin tragjik ndaj presidentit të Haitit, Jovenel Moise.

Përmes një deklarate për mediat, Biden tha se e konsideron ngjarjen të kobshme, kurse shton se për këtë rast duhet të priten informacione të mëtejshme.

“Aktualisht jemi në pritje të informacioneve shtesë, por një gjë mund ta them me siguri: Ky akt është shumë shqetësues për shtetin e Haitit. Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar për këtë atentat të tmerrshëm, në të cilën mbeti e plagosur rëndë dhe Zonja e Parë Martine Moise.

Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i uroj urimet më të sinqerta Zonjës së Parë për një shërim sa më të shpejtë. SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë për një Haiti të sigurt”, tha Biden.