Lojërat Olimpike: Guardiola këshillon Barçën të bllokojë Pedrin

Pedri nuk do të ketë të drejtë të pushojë këtë verë. Pas një sezoni të plotë me Barcelonën (52 ndeshje të luajtura nga 54 të mundshme) dhe një vendi titullar me Spanjën në Europian, mesfushori i ri spanjoll është thirrur nga Federata Spanjolle e Futbollit për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio. Klubi katalanas fillimisht u përpoq të negocionte për të mos lejuar talentin e tyre të merrte pjesë në Lojrat Olimpike, por RFEF refuzoi kërkesën, duke e detyruar ish-futbollistin e Las Palmas të fluturoi për në Japoni pas pak ditësh.

I pyetur për këtë temë, trajneri i Manchester City këshilloi klubin blaugran të mos e lejojë lojtarin e tyre të largohet: “Mendoj se një kompetivion gjatë verës është i mjaftueshëm. Messi mori pjesë në Lojërat Olimpike (në vitin 2008), pasi nuk kishte luajtur në Kupën e Botës apo Copa America, ” tha 50-vjeçari për mikrofonin e kanalit katalan TV3.