VIDEO/ Gruaja e bindur: Kam filmuar UFO në qiell

Vazhdojnë që të ekzistojnë shumë teori mbi UFO-t, se janë shumë afër nesh dhe madje vijnë shpesh që të na vizitojnë.

Shaneika Joyner dhe vajza e saj 6 vjeçe, India, kanë parë një objekt shumë të çuditshëm në qiell, në kohën që prisnin në semafor në Karolinën e Jugut në SHBA, shkruajnë mediat amerikane.

Shaneika filmoi pamjen më 1 korrik, dhe videoja tregon një objekt të errët që fluturon në qiell, përpara se të duket që përdridhej derisa ishte në ajër, dhe u zhduk pas pemëve disa sekonda më vonë.

Shumë komentues shprehen se gruaja thjesht ka filmuar një qese, por se ajo vetë e mohon një fakt të tillë. “Nuk kisha absolutisht idenë se çfarë ishte. India pyeti nëse ishte një anije kur ajo e pa atë për herë të parë duke fluturuar”, tha ajo.

“Po shkonte shpejt, por u ngadalësua mjaftueshëm që unë ta regjistroja”, u shpreh Joyner.