Policia nis hetimet për dy shtetas, dëmtuan stolat e stadiumit 'Zeqir Ymeri'

Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 por ndryshe nga ‘Fair Play” në fushën e lojës, tifozët në shkallët e stadiumit u përleshën njëri me tjetrin duke krijuar sërish incidente në futbollin shqiptar.

Menjëherë policia ka nisur hetimet ndaj dy shtetasve të cilët janë përgjegjës për dhunën dhe dëmtimin e stolave në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Kanë nisur procedimet penale për Agron Kujtim Meçanaj dhe Emiljano Luan Cikollari, të datëlindjes 14.09.1979 e 18.07.1987, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse në ora 15:30, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, në ndeshjen e futbollit, Kuksi-Partizani kanë dëmtuar me sende të forta 300 stola dhe xhamin e mjetit të FNSH-së”, thuhet në njoftimin e policisë.