Basha me delegacionin Pan-Shqiptar: Diskutuam rritjen e bashkëpunimit në dobi të forcimit të demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të kryesuar nga Bruno Ceka.

Basha shkruan se gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit të komunitetit shqiptaro-amerikan, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimit të demokracisë.

‘Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.