Rio Ferdinand thotë se askush s'mund t'i bëjë ballë Anglisë

Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe i Manchester United Rio Ferdinand pretendon se Anglia do ta fitojë Kampionatin Evropian Euro 2020.

Sipas tij, besimi i madh që ka marrë skuadra e Southagte ka bërë që kjo skuadër të mos brengoset se kush do të jetë rivali i tyre i ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Anglia luan sonte kundër Danimarkës dhe nëse triumfon ndaj saj do të ballafaqohet me Italinë në finalen e madhe më 11 korrik.

“Nga perspektiva ime mund të them që Anglia ka shumë besim dhe nuk ka rëndësi se kush është rivali i radhës. ”, tha Ferdinand për “BBC”.

“Thjesht ndiej që askush nuk mund të konkurrojë me ne tani për shkak të besimit që kemi marrë. Nga ajo që kam parë, unë ndiej që Anglia është ekipi më i mirë. Por ne duhet ta kalojmë Danimarkën së pari “, tha Ferdinand në fund.