Itali/ 1,010 raste të reja dhe 14 viktima nga Covid-19

Italia ka regjistruar 1,010 të infektuar me koronavirus nga 177,977 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Gjithashtu si pasojë e virusit humbën jetën edhe 14 qytetarë.

Një ditë më parë, nga 192,424 teste u konfirmuan 907 raste pozitive. Kurse, totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 127.718. Shkalla e pozitivitetit  qëndroi në 0.6%, ndërsa të shëruarit janë 1,735.

Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan për kujdes shëndetësor  180 pacientë (-7 krahasuar me një ditë më parë), ndërsa shtrimet në spital në pavijonet e tjera Covid janë 1,234 (-37).

Që nga fillimi i pandemisë Italia ka regjistruar  rreth 4,3 milionë raste pozitive, prej të cilave 4 milionë janë shëruar.