Southgate: Dikush harron që Danimarka fitoi një kampionat evropian dhe ne jo

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate , trajneri i Anglisë, ka dolë në një konferencë për shtyp në prag të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian  kundër Danimarkës, ku u shpreh: "Ata kanë fituar një kampionat evropian, ndërsa ne jo: Mendoj se ndonjëherë njerëzit e vendit tonë e harrojnë këtë fakt. Kurrë nuk kanë luajtur një finale, për lojtarët tanë është mundësia për të shkruar një pjesë të historisë ".

Trajneri gjithashtu foli për mungesën e Eriksen: "Goditje e rëndë për ta, si për lojtarin edhe për gjithçka që ndodhi. Por ata u përgjigjën në një mënyrë të habitshme: më duket se kanë një lidhje më të fortë me tifozët e tyre pas asaj që ndodhi. Ata kanë një përvojë të përbashkët që i bën më të fortë ".