Kim Kardashian ende beqare/ Ja pse djemtë nuk dalin me të

Kim Kardashian plotësoi letrat e ndarjes me Kanye West, në muajin shkurt dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim të dashurisë.

Pavarësisht se është një nga gratë më të famshme dhe të pasura në botë, ajo nuk ka arritur ende të gjejë dikë të përshtatshëm.

 

Një burim pranë saj, ka treguar për revistën “Heat” se Kim po kalon një kohë të vështirë pas divorcit me Kanye.

 

“Kim po kalon një kohë të vështirë për të gjetur dikë të njohur, të fuqishëm dhe sek*i për t’u lidhur me të. Ajo ka piketuar disa aktorë, basketbollistë dhe disa muzikantë. Madje i ka kontaktuar vetë disa prej tyre dhe të gjitha ata janë larguar. Askush nuk i dëshiron dramat që vijnë pas lidhjes me Kim”, është shprehur burimi.