Buxhuku: Shqipëria nuk ka profil pozitiv për sigurinë, masakra e Velipojës keqmenaxhim i shtetit

Në lidhje skype me edicionin e pasdites në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, Presidenti i KonfIndustria, Gjergj Buxhuku, tha ndër të tjera se sot turizmi shqiptar ka probleme të mëdha të menaxhimit të brendshëm, ndërkohë që duke u ndalur te masakra e Velipojës ai bëri përgjegjëse qeverinë për keqmenaxhimin e situatës

‘Duhet të kuptojmë që industria e turizmit është më e rëndësishmja për ekonominë shqiptare.

Është një nga industritë ku janë investuar miliarda euro.

Me industrinë e turizmit janë të lidhura edhe shumë sektorë të tjerë si agroindustria, shërbimet, transporti, ku janë punësuar një numër mjaft i madh njerëzish.

Pra është më rëndësi straegjike për ekonominë shqiptare në përgjithësi.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si ne do të duhet ta menaxhojmë këtë industri.

Edhe në afatshkurtër, afatmesëm dhe në afatgjatë.

Edhe nga buxheti i shtetit janë bërë qindra milion euro investime.

Ndaj nuk mund të pranojmë faktin që një keqmenaxhim i pjesës fundore të kësaj skeme, të hedhë në erë të githë këto investime që ekonomia kombëtare ka nga turizmi.

Në rastin konkret kemi një agjenci shtetërore, që merret me hapësirat publike ranore që u afrohet pushuesve, që u pa qartë që nuk ishin të ndara dhe ishin një nga shkaqet e asaj tragjedie që ishte shumë e rëndë.

Klientët janë sqimatarë edhe për gjëra të imta, jo më pastaj për ngjarje që kanë të bëjnë me vrasje, me sigurinë e jetës.

Pastaj Shqioëria nuk ka ndonjë profil pozitiv përsa i përket sigurisë.

Madje propaganda që bëhet në botë e tejkalon nga negativiteti edhe realitetin.

Por ngjarje të tillë shërbejnë për ti vënë një damkë në plan afatgjatë dhe të gjitha ato investime mund të hidheshin në erë.

Ne jemi ende të papërgatitur për marketing, për të thithur një numër të madh pushuesish sot, që mund të na kthehet në bumerang nesër.

Ne po investojmë kudo, në duhet të jemi kujdesshëm që këto investime të na kthehen.

Ne nuk mund të ballafaqohemi me botën, kur nuk kemi zgjidhur problemet e ujërave të zeza, të mbetjeve të ngurta.’