Arbana Osmani ‘kapet keq’ me ndjekësen përsëri

Arbana Osmani ndodhej me pushime në Kretë së bashku me familjen e saj.

Ajo vendosi të ndajë me ndjekësit e saj fotografi e video për të treguar më shumë rreth vendit që ka vizituar.

 

Në postimin e fundit dikush i shkruan Arbanës se e ka parë në Kretë por nuk i ka folur për të mos i prishur privatësinë dhe ajo e falënderuar për këtë.

 

“Po pse moj Arbana ndonjë ‘Star’ ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia o zot, uluni o goc me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se sju kushton asgjë, pord*et e shqiptarve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin ska shqiptarë që ska shku në Kret, mos be sikur po na e tregon ti!”- shkruan një ndjekëse tjetër.

 

Ky komenti ka rënë në sy Arbanës, e cila ka shpjeguar se kjo lidhet me faktin se ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të vegjël për të cilët duhej të kujdesej.

 

“’Star’ me një bebe 8 muajsh që grindje nga vapa dhe një 6 vjeçar që kërkonte Lego. ‘Superstar’. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëjë dhe nënën, jo ‘starin’. Dhe që fatmirësisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhëtimin në Kretë, unë isha një shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”, shkruan Arbana.