Virologu belg paralajmëron: Evropa në valën e 4-të të koronavirusit

Në Belgjikë, një kërcim prej 66 përqind rritje tw infektimeve me  Covid-19 u regjistrua javën e kaluar dhe i gjithë vendi së shpejti do ta gjejë veten në "zonën portokalli" të hartës epidemiologjike të Evropës.

"Të dhënat e Coronavirus po rriten sërish ndjeshëm pas një periudhe të gjatë rënieje. Kjo rritje do të thotë më shumë se 200 infeksione shtesë në ditë, dhe ne presim që ajo të rritet në ditët në vijim," thotë virologu belg Stephen Van Gucht.

Ndërsa rajoni i Brukselit mbeti në "zonën portokalli", Wallonia dhe Flanders hynë në të ashtuquajturën zonë të gjelbër të sigurt në dy javët e mëparshme, pas një kohe të gjatë.

"Kjo së shpejti do të bëhet portokalli", paralajmëron Van Gucht.

Në një kohë kur Qipro dhe pjesë të Spanjës janë një në "zonën e kuqe" në hartën epidemiologjike Evropiane, virologu belg paralajmëron se vala e katërt e infeksionit me koronavirus tashmë është duke u zhvilluar në Evropë.