Gjendet i vdekur një person në Shkup

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se në teatrin turk në Shkup është gjetur një trup i pajetë.

Sipas policisë, këtë rast e kanë denoncuar gjatë ditës së djeshme, qytetarët.

Ekipi i SPB në Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.