Zyrtare/ Mario Balotelli firmos për tre vite me klubin turk

Ishte në ajër, tani është zyrtare: Mario Balotelli  ka firmosur për 3 vite me Adana Demirspor, i promovuar këtë në Super Ligën e Turqisë.

Sulmuesi italian (36 ndeshje, 14 gola) ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Monza-n, teksa tashmë do të provojë veten në një kampionat si ai turk.