Policia sekuestron vilën 2 mln euro, shqiptari mashtues serial e kishte vendosur në emrin e bashkëjetueses

Policia italiane ka sekuestruar një vilë me vlerë 2 milion euro, në pronësi të një shqiptari 37 vjeçar, i njohur për precedentët për grabitje dhe mashtrim.

Vila me kopsht dhe pishinë ndodhet në Vittuone, ndërsa kërkesa për sekuestrim është bërë pas një kërkese nga antimafia.

Sipas asaj që është mësohet, vila ishte e regjistruar në emër të bashkëjetueses së burrit, ndërsa agjentët arritën të demonstrojnë disproporcionin midis të ardhurave të deklaruara nga çifti dhe vlerës së shtëpisë.

Së bashku me shtëpinë, u sekuestrua edhe një depo industriale prej 520 metrash katrorë.