VIDEO/ Arrestimet e mjekëve, protestë tek Spitali i Traumës

Arrestimet e dy mjekëve të Spitalit të Traumës pak ditë më parë dhe lënia në qeli e tyre, pasi akuzohen për marrje ryshfeti ka sjellë reagimin e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor.

Me një deklaratë për media, thuhet se ata mjekët e ndaluar po trajtohen si kriminelë,

Për këtë arsye, nesër në orën 09:00-10:00 do të mbahet një protestë tek Spitali i Traumës.