Lituania do të ndërtojë pengesa në kufirin me Bjellorusinë për të ndalur migrantët

VILNIUS - Lituania do të ndërtojë një barrierë në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe do të dërgojë ushtrinë për ta patrulluar për të parandaluar migrantët, tha Kryeministri të mërkurën.

Ky vendim erdhi pasi Bjellorusia vendosi të lejojë kalimet në Lituani, si reagim ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian.

"Ne do të fillojmë ndërtimin e një pengese shtesë fizike, e cila ndan Lituaninë dhe Bjellorusinë, një shenjë e caktuar dhe një pengesë e caktuar për organizatorët e flukseve të migracionit të paligjshëm," tha Ingrida Simonyte në një konferencë shtypi.