Vëmë bast që thonjtë si këto të Cardi B mbuluar me diamante, nuk i keni parë kurrë

Ndonëse është në pritje të ëmbël dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj, Cadi B kurrsesi nuk e lë pas edhe kujdesin për veten.

Këngëtarja ka zbuluar për ndjekësit në Instagram thonjtë e saj të gjatë të cilët i kishte projektuar me diamante të vegjël.

Ajo kishte gdhendur emrin e vajzës, emrin e saj si dhe fjalën “Mama”.

Cardi ndau në Instastory një video të shkurtër teksa nxirrte në pah thonjtë e gjatë të cilat i kishte kuruar deri në detaje.

Kohët e fundit, Cardi B e kishte përdor shpesh këtë mënyrë për realizimin e thonjëve zbukuruar me diamante dhe copëza kristalesh Swarvoski që kushtojnë mbi dy mijë dollarë.