BE nxiton që të pezullojë fondet për Hungarinë për shkeljet e mëdha në sundimin e ligjit

Ursula von der Leyen po kërkon të pezullojë fondet e BE-së për Hungarinë për të detyruar Viktor Orban t’i japë zgjidhje, shqetësimeve për gjykatat e politizuara dhe korrupsionin.

Deputetët e Evropës që punojnë në Komitetin e Kontrollit të Buxhetit të Parlamentit Evropian po i bëjnë thirrje Presidentit të Komisionit Evropian të përdorë një ligj të sapokrijuar të BE për të ngrirë pagesat për Hungarinë për "shkelje të rënda të sundimit të ligjit".

Kjo është breshëria e fundit kundër kryeministrit hungarez, i cili muajin e kaluar u përball me kritika të pashembullta nga udhëheqësit e tjerë të BE lidhur me një ligj që ndalon përshkrimin e njerëzve homoseksualë në materialet arsimore. Parlamenti Evropian pritet të dënojë atë ligj në një rezolutë të enjten që do të nxisë komisionin të nisë një çështje të shpejtë ligjore kundër Hungarisë për diskriminimin ndaj personave LGBT.