Pengmarrja/ 48-vjeçari në Klos, mban për disa orë në makinë një 33-vjeçare

Eshtë arrestuar një 48 vjeçar në Mat për  “Heqja të paligjshme të lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Ngjarja është regjistruar në Klos.

Njoftimi i plotë:

Mat

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.