", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/07/auto_shmajkel_11625659442.jpg", "width": 900, "height": 561 } }

VIDEO/ Portieri i Danimarkës tallet keq me shprehjen e tifozëve anglez

Danimarka do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Anglinë për gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Europian.

Në konferencën për shtyp prag sfidës së nesërme, portieri i danezëve Kasper Shmajkel u bë protagonist duke ngacmuar keq kundërshtarët e sfidës së nesërme.

Gazetari anglez e pyeti gardianin: ‘’Duhet të keni dëgjuar për frazën ‘’Po vjen në shtëpi’’, çfarë do të thotë për ty që ta ndalosh të vijë në shtëpi’’.

Shmajkel u përgjigj me finesë: ‘’A ka ndodhur ndonjëherë kështu? Domethënë e keni fituar ndonjëherë Europianin?’’, më pas gazetari i përmendi Kupën e Botës të fituar nga anglezët në vitin 1966, por gardiani përsëri ju përgjigj: ‘’E kisha fjalën për Kampionat Europian’’.