Zjarri në Malin e Tomorrit, qeverisë iu deshën 10 ditë për ta shuar

Edhe pse kanë kalur 10 ditë që nga dita kur zjarri përfshiu malin e Tomorrit akoma ka vatra zjarri aktive.

Në një pronocim për mediat drejtori i ADMZ, Fatos Nako ka bërë një përmbledhje të situatës nga zjarret e ditëve të fundit në malin e Tomorrit.

‘’ Fillimisht ai u shfaq në një zonë të vështirë në një lartësi mbi 1400 metër mbi nivelin e detit, por terreni i vështirë bëri të mundur përhapjen e mëtejshme të tij. Më pas është ngritur dhe shtabi i emergjencave duke bërë të mundur koordinimin e të gjithë forcave për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ditën e katër ne u bë i mundur dhe përfshirja e forcës njerëzore përveç helikopterit. Terreni i vështirë ka qenë dhe ndër shkaqet kryesore të përhapjes së flakëve. Deri më tani nuk mund të futemi për të bërë dhe raportin në lidhje me sipërfaqen që është djegur, por mendojmë se mbi 200 hektarë mund të jetë dëmtuar.”, ka thënë ai.

Sipas tij më në fund sot situata duket nën kontroll, dhe vetëm disa vatra të vogla mund të jenë aktive që në ditët në vijim do të fiket plotësisht.