Çfarë ndodhi me raportin e Princit William dhe Harry pas zbulimit të statujës së princeshë Dianës?

Pas zbulimit të statujës së princeshë Dianës, që u bë nga dy princat William dhe Harry duket se sërish marrëdhënia mes tyre nuk është përmirësuar.

“The Mirror” raporton se dy princat mezi folën pas kësaj ceremonie dhe se kaluan vetëm 20 minuta në të njëjtën dhomë.

“Vëllezërit dikur të pandashëm, të cilët nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga varrimi i Princit Phillip, ku William kërkoi të mos ecte pranë Harry-t, janë ende “në luftë” dhe burime pranë çiftit thanë se është “pothuajse e pamundur që t’i besohet Harry-t”.

Ftohja e marrëdhënies së tyre nisi qëkur Meghan bullizoi stafin e pallatit si dhe pas deklaratës shpërthyese të Harryt-t ku pretendonte se Markle kishte ide vetëvrasëse gjatë shtatzënisë si pasojë e stresit të ushtruar në familjen mbretërore.

“Pavarësisht se William dhe Harry u bashkuan këtë javë për kauzën e vetme të përkujtimit të trashëgimisë së nënës së tyre, Harry është shumë i larguar“,- tha një burim.