", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/07/auto__119295545_6435aaa9-50a3-4ae5-9e9a-5a19a7f279731625657439.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Në rrethana misterioze, ndahet nga jeta ylli i Tik Tok

Ylli i TikTok Swavy ka vdekur në "një akt të pakuptimtë dhune me armë", ka konfirmuar familja e tij.

19-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Matima Miller, u qëllua dhe u dërgua në spital të hënën, sipas policisë në shtetin amerikan të Delaware.

Më shumë detaje do të lëshohen kur të jetë e mundur, tha Departamenti i Policisë Wilmington .

Familja e valltarit postoi në faqen e tij në Instagram për të thënë se po punojnë "për të gjetur drejtësinë për Swavy".

Ata shtuan se "për shkak të ligjit", ata nuk mund të ndajnë shumë informacione rreth ngjarjeve që lidhen me incidentin.

"Ky është vetëm fillimi, ne do ta mbajmë gjallë emrin e tij dhe do të vazhdojmë trashëgiminë e tij," tha postimi.

Swavy kishte 2.7 milion ndjekës të TikTok në llogarinë e tij, @ babyface.s, dhe mbi 400,000 në Instagram.

Disa nga videot e tij në TikTok kanë pasur më shumë se 100 milion pëlqime dhe klipi i tij më i fundit ka më shumë se 6.8 milion shikime.

Familja e tij tha që ndikimi i tij tek të tjerët "mbetet i pakonkurueshëm", duke falënderuar tifozët për "dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme".

Shumë fansa kanë postuar homazhe në videot e tij në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ¥?????¥ (@oneway.swavy)