Çuçi u thotë policëve se duhet të luftojnë krimin

Nevoja për të luftuar krimin dhe ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut te Policia e Shtetit.

Këto ishin porositë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që ua drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit.

Në takimin e parë të zhvilluar me ta, ai u kërkoi të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se Çuç kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Ministri dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve.

Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Ministri theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën anti-kanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.