ISHP sqaron: Deri tani në Shqipëri, asnjë rast me variantin Delta

Instituti i Shëndetit Publik e ka mohuar sot, praninë e dy rasteve të dyshuara me variantin Delta të Covid-19 në Shqipëri, pas informacioneve në disa media se ato ishin identifikuar në Gjirokastër tek dy persona të ardhur nga jashtë.

Instituti i Shëndetit Publik sqaroi se “deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni," përfundon njoftimi.