", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/07/auto_rozana-radi-tregon-pengun-e-jetes_6076a595d9d2d1625656426.jpeg", "width": 900, "height": 491 } }

Dedikimin më të bukur për ditëlindje, Rozana Radi e mori nga vetja e saj

Rozana Radi ditën e djeshme festoi ditëlindjen dhe organizoi një festë për të gjithë miqtë e saj dhe të afërmit.
Mes shumë urimeve të marra, urimin më të bukur ajo e shkroi vetë kushtuar vetes së saj.
Në këtë dedikim ajo nuk la pa përmendur edhe prindërit të cilët nuk jetojnë më, motrën dhe partnerin me të cilin bashkëjeton prej vitesh.
“Rozi sonte dua te ngre nje dolli per ty!
Per ty vetja ime qe nuk mbete asnjehere ne toke pas nje rrezimi.
Per ty vetja ime qe pate kurajo te rimarresh ne dore jeten tende dhe ta drejtosh ate drejt endrrave.
Per veten time qe shpesh harroj nevojat e mia.
Gezuar per gruan qe kam vendosur te jem!
Per motren, shoqen, kolegen te dashuren artisten qe kam zgjedhur te jem.
Gezuar per gruan qe kur dashuron jep gjithcka qe ka.
Gezuar per gruan qe humbet mes librave te poezive.
Gezuar per gruan e brishte e ndonjehere te pa sigurte por ne te njejten kohe te forte per te mbajtur peshen e botes time e vetme. Per ty vetja ime qe kur je keq shembesh pa te kuptuar askush. Per ty vetja ime qe ke grushtuar murin duke share per te gjitha padrejtesite qe te kane bere por me pas ke qeshur sikur gjithcka shkon me se miri.
Vitet qe kalojne vetja ime nuk me trembin aspak. Besoj qe keto vite jane flete te bardha ne te cilat do shkruaj historine time, zgjedh une se si do te jete finalja.
Gezuar per gruan qe jam sot me te mirat dhe defektet e mia. Gezuar vetja ime qe ne fund te fundit ja ke dale mbane te kesh nje familje te mrekullueshme dhe nje shoqeri qe do ta kishte zili cdo njeri. Gezuar vetja ime qe dhe pse nuk i mbajte dot doren prinderve Zoti ti la ti mbash perhere ne zemer. Gezuar vetja ime qe ke nje moter e cila do merrte rrugen ne kembe nga fundi i botes per ty. Gezuar vetja ime qe ndan jeten prej nje dekade me nje njeri i cili ja di vleren perqafimeve.
Gezuar datelindjen Roz qe cdo vit beson se ky do jete vit me i mire se ai qe shkoi" 
-ishte urimi i këngëtares.

 

View this post on Instagram

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)