Messi paralajmëron Argjentinën për Neymarin para finales së Kupës të Amerikës

Argjentina u kualifikua në finale të Copa Amerika pasi mposhtën me penallti Kolumbinë. Lionel Messi ka paralajmëruar shokët e skuadrës për duelin kundër Neymarit në finalen e Kupës së Amerikës.

“Brazil me Neymar, do jetë shumë vështirë. Të gjithë e dimë potencialin e tij, çfarë bën individualisht”, tha Messi.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Brazilit zhvillohet të dielën në orën lokale 02:00.