Ambasada Britanike: Drejtuesi i AMA duhet të jetë i pavarur

Edhe Ambasada Britanike në Tiranë ka kërkuar sot që kreu i AMA të zgjidhet një kandidat i pavarur.

Me një reagim zyrtar, Ambasada shkruan se po ndjek procesin e zgjedhjes së kreut të AMA dhe është dakord me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar.

Reagimi i Ambasadës Britanike:

Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.

Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.

Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.