Mancini: Ende nuk ka mbaruar për Italinë, ka mbetur edhe finalja!

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini pranon se Spanja i shkaktoi probleme në ndryshimet taktike, por që ende s’ka mbaruar.

“Azzuri” fituan pas penalltive ndaj spanjollëve, duke siguruar kalimin në finale të Kampionatit Europian. Pas ndeshjes, Mancini tha se nuk kanë luajtur mjaftë mirë, por luftuan deri në fund.

“Penalltitë janë të çuditshme. Ishte skuadër e vështirë. Spanja është skuadër e mirë që luajnë mirë. Nuk luajtëm në mënyrën që zakonisht luajmë, por luftuam deri në fund dhe e dinim se do ishte ashtu”.

Enrique befasoi të gjithë duke e lënë në stol Alvaro Morata duke e përdorur Ferran Torres si ‘False 9’.

“Na shkaktuan probleme me ndryshimet. E dinim se Spanja ishin dominues në kontrollin e topit, pra do na shkaktonin probleme, por duhet të adaptoheshim dhe të luftonim shumë”.

“Skuadra e futbollit sulmojnë dhe mbrohen, nuk munden vetëm të sulmojnë. Kishim shanse, dy skuadra të mira, të gjithë u mbrojtjen, jo vetëm italianët”.

“Meritë për lojtarët sepse besuan në këto tre vitet e shkuara, por ende nuk ka përfunduar. Duhet ta mbajmë fuqinë që ka mbetur dhe të përgatitemi për finale”, deklaroi ai.

Vlen të theksojmë që sot luhet Angli - Danimarkë për të formuar përfundimisht përballjen e finales së madhe të 11 qershorit.