Kosovë e njeh dhe Bangladeshi, shkon në 114 shtete që e njohin Republikën

Kosova ka marrë edhe një njohje të madhe, të hënën, duke u pranuar nga Bangladeshi.

Lajmi është raportuar nga gazeta Dhaka Tribune.

Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë çështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”.

Dhaka Tribune njofton se pak kohë më parë Ministria e Jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar Qeverisë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kjo gazetë shkruan se kjo është njohja e 114-të për Republikën e Kosovës.