Anglia kundër Danimarkës, sot kompletohet finalja në ‘Euro 2020’

Sot në orën 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Europian.

Anglia do të përballet me Danimarkën e cila kërkon të befasojë “Kontinentin e Vjetër” duke synuar biletën për finalen e madhe.

Ndërkohë, fituesi i këtij takimi do të përballet në finale me Italinë me 11 korrik në “Wembley”.