Arsenali ka lajmin më të hidhur për Granit Xhakën

Drejtues të Arsenalit duket sikur nuk janë të kënaqur me Granit Xhakën dhe kohët e fundit janë duke shqyrtuar një tjetër opsion për repartin e mesfushës.

Sipas tabloidit britanik “Metro”, skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger po interesohet për talentin e PSG-së, Adrien Rabiot, transmeton SYRI.net.

Sigurisht që kartonat e kuq dhe ndërhyrjet e shpeshta dhe të ashpra të Xhakës kanë detyruar drejtuesit londinezë të shohin një tjetër opsion për të zëvendësuar sulmuesin shqiptar.

Kujtojmë që Rabiot ka një kontratë të vlefshme me PSG-në deri në vitin 2019./ SYRI.net