Rekord në SHBA, 150 të vrarë vetëm në fundjavë

Të paktën 150 njerëz u vranë me armë këtë fundjavë në SHBA në rreth 400 të shtëna në mbarë territorin, ndërsa qytetet kryesore në mbarë vendin përballen me një rritje të krimit.

Të dhënat e publikuara nga CNN, për një periudhe 72 orëshe nga e premtja deri të dielën, janë ende duke u përpunuar.

Në New York, ku dhuna me armë është rritur në nivele që nuk janë parë prej vitesh, kishte 26 viktima. Në Çikago pati gjithashtu shumë të vrarë, ndërsa viktima u regjistruan edhe në shtetet e tjera.