‘Procesi i Berlinit’/ Arifi: BE nuk po e kupton që problemi është Serbia. Qëndrimi i Kurtit ka ndryshuar

I ftuar në hapsit ne Intervistës së Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, analisti politik Dritëro Arifi ka analizuar takimin e fundit të liderëve të rajonit të Ballkanit në Procesin e Berlinit, si dhe lëvizjet politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Arifi: Qëndrimi i Albin Kurtit në ‘Procesin e Berlinit’ ka ndryshim pak më ndryshme krahasuar me mandatin e parë të kryeministrit të Kosovës. Aleati i kombit shqiptar janë SHBA, duhet ta themi shumë qartë dhe shumë shqip. BE edhe iniciativa e Procesit të Berlinit si ide ka qënë shumë e mirë por qëllimi final ka dështuar të realizohet. Iniciativat e BE dhe Procesi i Berlinit e kanë një defekt kryesor, dhe ai defekt është Serbia. Është i vetmi shtet që prodhon politika destruktive dhe është qartë dhe haptazi anti politikave të BE dhe SHBA, pra politika anti civilizimi perëndimor. Po krijon probleme edhe në vendet e rajoni në Bosnje Hercegovinë, në Kosovë. BE nuk po është në gjendje të kuptojë që në Ballkan pa u zgjidhur problemet politike, gjërat kanë lëvizur shumë pak në shtatë vite.

Kurti e ka kuptuar këtë pjesë që po nuk u zgjidhën këto probleme politike nuk do ketë avancim në raport me negociatat mes Kosovë dhe Serbisë.

Nyja kryesore janë raportet Kosovë-Serbi. Kurti ka shprehur skepticizëm në lidhje me Shengenin Ballkanik. Këto mund të jenë shumë të mira në teori por në praktik nuk do të funksionojnë fare.