‘Po të ishte për korrupsion, do kishin arrestuar dhe Erionin’

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, një tender 24 milionë lekësh për një kanal kullimi e ka çuar në pranga Tushen dhe 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes.

Por në rrjet, nuk janë të bindur se arrestimi i tij është bërë për këtë tender, por për diçka më të madh, që nuk bëhet publike.

Genc Sejko me memet e tij, shkruan se ‘po të ishte për korrupsion, do kishin arrestuar dhe Erionin’, duke aluduar se korrupsioni më i madh bëhet në Tiranë.