ZYRTARE: Barcelona shet një tjetër futbollist në Premier League

Barcelona ka hapur merkaton.

Katalonasit kanë shitur Junior Firpon te Leeds United. 15 milionë euro është shuma e marrëveshjes për mbrojtësin e krahut. Nga shitja e Firpos, Barcelona do të përfitojë 20 % të shumës.

Junior erdhi në Barcelonë dy sezone më parë nga Betis për 18 milionë euro, por që asnjëherë nuk ka treguar formë të lartë te katalonasit.