Angela Martini teksa shijon pushimet verore, shfaqet më në formë se kurrë

Modelja me origjinë shqiptare, Angela Martini, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentohet shpesh-herë në rrjetet e saj sociale për fotografitë e publikuara.

Ajo numëron rreth 510 mijë ndjekës në Instagram dhe gjithmonë ndan me to çaste nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë disa fotografi nga pushimet që po kalon me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.

E veshur me një palë bikini në ngjyrë të verdha, ajo duket më në formë se kurrë, teksa pozon e shtrirë në një jaht luksoz.

Ndonëse ditët e fundit modelja është komentuar shumë për shkak se disa burime ishin shprehur se ajo ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, duket se çifti po i shijon në maksimum këto pushime dhe duken më të lumtur se kurrë.