Gjermani: Sulm me thikë në aeroportin e Dyseldorfit, një i plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Dyseldorfit, ku ka mbetur i plagosur një person.

Goditja me thikë ndodhi në një makinë biletash në parkun e makinave në aeroportin e Dusseldorf, sipas Andre Hartwich, një zëdhënës i policisë së qytetit.

 Viktima ësshtë transportuar në spital për mjekim.

Autoritetet nuk e kanë identifikuar ende motivin, por besojnë se mund të jetë për shkak të një mosmarrëveshje territoriale midis individëve të pastrehë, duke deklaruar se "emrat e të dy njerëzve janë të njohur për ne". 

Duke kërkuar të sigurojë publikun, Hartwich deklaroi se individët e përfshirë nuk besohet të jenë një rrezik për pasagjerët ose fluturimet në aeroport.