I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet në Sarandë 12 vjeçari nga Tirana

Gjendet pas 3 ditësh 12-vjeçari Ronaldo Tanushi i zhdukur nga Tiranë.

I mituri ishte larguar prej dy ditësh nga banesa dhe pas thirrjeve të babait të tij Gazmendit, 12-vjeçari është gjetur në Sarandë.

Babai është shprehur për mediat se sapo e kishte marrë informacionin, teksa në rrugë për në Sarandë, ai nuk i ka mbajtur dot lotët.