Menaxheri i Britney Spears heq dorë nga roli, kërkon të dalë në pension

Larry Rudolph menaxher prej vitesh i Britney Spears ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin e tij më këngëtaren amerikane duke kërkur që të dalë në pension, shkruan Variety.

Rudolf ka punuar me Spears për shunmë vite por mesa duket erdhi koha qe t’i japë fund këtij bashkëpunimi.

“Unë kurrë nuk kam qenë një kujdestar dhe gjëra që lidhen me këtë, kështu që nuk jam njohur me shumë nga detajet nga ajo histori. Unë jam i zënë duke ndihmuar Britney të përparojë karrierën e saj. Si menaxher i saj, mendoj se është më mirë të përjashtoj veten time nga kjo histori sepse mendoj se ajo nuk do të ketë më nevojë për shërbimet e mia, ", shkroi Rudolph.

Rudolph, i cili bashkëpunon gjithashtu me Steven Tyler, Aerosmith, Pitbull dhe shumë të tjerë të famshëm, i uroi këngëtares "shumë shëndet dhe lumturi" dhe shtoi se dera e tij do të qëndronte e hapur për të.

"Unë gjithmonë do të jem shumë krenar për gjithçka që kemi arritur në 25 vitet e fundit. Unë i uroj asaj të gjitha të mirat dhe unë do të jem pranë saj nëse ajo ka nevojë ndonjëherë për mua, ashtu siç kam qenë gjithmonë," përfundoi ai.

Gjykata refuzoi kërkesën e Britney Spears për të përfunduar kujdestarinë e babait të saj.