VIDEO/ U dhunua barbarisht, merret në mbrojtje avokati 39-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme ne Sarande ku është dhunuar me mjete të forta një avokat.

Ndërkohë mësohet se policia e Sarandës ka marrë në mbrojtje prej dje avokatin 39-vjeçar Marjel Mejdi, i cili u dhunua në mes të rrugës nga persona të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se dy efektivë të forcave “Shqiponja” prej mbrëmjes së djeshme në orën 21:00 janë vendosur në ruajtje të 39-vjeçarit, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Sarandës.

Burime policore bëjnë me dije gjithashtu se deri tani nuk është bërë e mundur të identifikohen autorët e ngjarjes, edhe pse ajo ka ndodhur para syve të turistëve të shumtë në një nga zonat më të populluara të qytetit ku ndodhen agjencitë turistike të cilat janë të pajisura edhe me kamera.

Ndërkohë burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri Mejdi mund të transportohet jashtë shtetit për mjekim më të specializuar.