Vasili: SPAK ka probleme me shikimin, nuk sheh Ramën dhe Veliajn

Pas arrestimeve në Bashkinë e Lushnjës nga ana e SPAK, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Ai aludon se SPAK ka probleme me shikimin dhe u kujton kësaj strukture se pse nuk i shikon dot edhe Edi Ramën dhe Erion Veliajn që i ka shumë afër. Vasili përsërit në shënimin e tij akuzat e bëra për Teatrin Kombëtar.

POSTIMI I PLOTE

SPAK ka probleme me "shikimin"!

SPAK ka sy shumë "të mprehtë" dhe shikon deri larg, deri në Lushnjën e Tushes së Bashkisë, por Edi Ramën dhe Erion Veliajn nuk i sheh dot se i ka shumë afër.

SPAK është "sëmurë", SPAK nuk shikon nga afër, por vetëm larg.

SPAK duhet çuar tek okulisti, që të rregullojë shikimin dhe të ndërrojë gjyslykët për të parë edhe nga afër, megjithse Teatrin e shohin edhe të verbërit.