Anglia rekord me birra në mbrëmjen e 3 korrikut

Britanikët kanë konsumuar 24 milionë litra birrë në mbrëmjen e 3 Korrikut, ku Anglia mundi Ukrainën 4-0 në çerekfinalen e Euro 2020.

Interesimi në ishull është shumë i madh për “tre luanët”, të cilët kanë arritur kualifikimin në gjysmëfinalen e kompeticionit dhe tani do të përballen me Danimarkën.

Një rekord i ri u vendos gjatë sfidës me përfaqësuesen ukrainase, të cilën e ndoqën 20.9 milionë shikues.

Tifozët nuk mund ta linin t’u ikte ky rast, ndërsa për 18 muaj u detyruan që të zbatonin masat anti-covid.

Mbi 5.5 milionë litra birrë shtesë u shpërndanë në lokale, në mënyrë që pija mos të harxhohej dhe klientët ta shijonin çerekfinalen.

Sipas të dhënave, 13 milionë litra birrë u pinë në shtëpi ndërsa 11 milionë litra të tjera u pinë në bare dhe pub-e.