Piktura e Picasso-s shitet për 150 mijë dollarë pasi ndenji në dollap 50 vjet

Një pikturë nga Pablo Picasso është shitur për 150,000 dollarë pasi kishte ndenjur në një dollap në Maine për 50 vjet, sipas raporteve lokale.

Shitësi pa emër dhe ankandet John McInnis Auctioneers, LLC, besojnë se piktura është një studim 16x16 i "Le Tricorne" të Picasso-s, i cili është i ekspozuar në Muzeun dhe Bibliotekën e Shoqërisë Historike të Neë York-ut, sipas një përshkrimi në “LiveAuctioneers”, një platforme ankandi në internet. .

“John McInnis Auctioneers” konfirmuan shitjen për “The Boston Globe” javën e kaluar. “LiveAuctioneers” e zbuloi ofertën fituese prej 150,000  dollarësh në 26 qershor.

"Edhe tezja edhe gjyshja ime kanë studiuar në Evropë në vitet 1920," shkroi shitësi në një deklaratë për “LiveAuctioneers”. Gjyshja ime në Sorbonne dhe tezja në Angli. Halla ime e madhe u bë një profesore e historisë angleze në Rutgers dhe jetoi në Neë York City për dekada. Secila gëzonte mbledhjen e objekteve nga udhëtimet e tyre. Halla ime mblodhi libra dhe arte të rralla".

Piktura në fjalë u zbulua në shtëpinë që i përkiste tezes së madhe të shitësit.

“Shtëpia më vonë u trashëgua nga babai im dhe tani unë. Kishte disa piktura të mbajtura në një dollap për 50 vjet (përfshirë këtë për shembull), të cilat u lanë nga ajo në kohën e kalimit të shtëpisë tek babai im dhe tani tek unë ”, ka shkruar shitësi.

Blerësi do të ketë të paktën 120 ditë kohë për të vërtetuar pikturën me “The Claude Picasso Administration”, e cila menaxhohet nga djali i artistit.