Neymar: Dua të përballem me Argjentinën në finale

Brazil ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës, pas fitores 1-0 ndaj Perusë.

Neymar në mënyrë fantastike dhuroi një asistim për Paqueta që shënoi golin e vetëm të takimit gjysmëfinalist. Pas ndeshjes, Neymar shprehu dëshirën për tu përballur me Argjentinën.

“Dua Argjentinën, jam duke brohoritur për ta. Jam miq aty dhe në finale Brazil do të fitojë”, shkroi Neymar.

Sot në mesnatë do të zhvillohet takimi mes Argjentinës dhe Kolumbisë.