Tushe u arrestua pasi mbaroi mbledhjen, ja emrat e të prangosurve

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i kryebashikakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili dyshohet se ka kryer veprën e korrupsionit.

Mesohet se aktualisht në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre.

Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë ka mbarritur policia.

Ndërkohë janë zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit antikorrupsion që është ndërmarrë në Bashkinë e Lushnjes, ku u arrestua dhe kryetari i saj Fatos Tushe. Personat e tjerë të arrestuar janë:

-Flamur Peqini

-Xhemal Hasko

-Blerta Turuku

-Ani Simoni

-Andri Mushaj

-Margarita Gjermeni

-Bujar Murati

-Ibrahim Lami

-Xhemal Hasko

-Gazment Çela

Burime bëjnë me dije se Flamur Peqini konsiderohet dhe si kreu i grupit të të arrestuarve, pasi ka mbajtur postin e kreut të inspektoriatit të ndërtimit në Lushnje.

Hetimet për personat e përfshirë në këtë skemë abuzimi, mësohet se kanë qenë nën hetim prej 6 muajsh, ndërkohë që SPAK ka kërkuar që të bëhet kontroll edhe në zyrën e Fatos Tushes.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e dosjes në zyrën e Kadastrës dhe të ndërmarrjes së punëve publike, mdërlpjë që akuzat që rëndojnë mbi ta janë ”shpërdorimi i detyrës” dhe korrupsioni duke shpërdoruar fondet publike.